Kryemadhi flet për ndryshimet në Kodin Penal: Presidenti bëri gjënë e duhur, nuk kishte arsye pse të mos firmoste

0
125

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemdhi gjatë një interviste për emisionin “Java” në RTSH i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj, Presidentit Ilir Meta në lidhje me miratimin e Ndryshimeve në Kodin Penal.

Kryemadhi: Ilir Meta firmosi ato çfarë propozoi Edi Rama apo Parlamenti votoi ato çfarë propozoi Ilir Meta.

Vangjeli: Të dyja bashkë…

Kryemadhi: Jo, Parlamenti votoi ato çfarë propozoi Ilir Meta. Kështu që Ilir Meta nuk kishtë pse të mos firmoste gjërat që propozoi vetë, kështu që Ilir Meta është në rregull me veten e tij. E dyta, tani për histerinë po themi gazetareske se ‘përse e bëri’? Një pyetje, ka njerëz që paskan pasur këtë problemin e kodit penal, po 9 javë që ai i mbajti të mbyllur pa kod penal, që i mbajti në mënyrë të paligjshme pse nuk protestuan këta? Pse nuk bërtitën këta?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here