Standard.al

Zbulohet emri i drejtuesit të Komitetit të Ekspertëve/ Dylgjeri: Nga Rakaçolli te Ramapjerthi

0

Nga: Ylli Dylgjeri

Për herë të parë ne histori drejtimin klinik të sëmundjes, Pandemisë, në shqipëri, e mori një pacient i diagnostikuar. Mjeku i pacientit mbeti në hije, nuk u shfaq si hieraki apo drejtues i Komitetit të Ekspertizës. Emri i Saj doli vetëm në fund të gjëndjes jashtëzakonshme, atëherë kur kritika profesionale e zbuloi anonimatin e drejtimit. Ishte një shpallje e sforcuar e qeverisë dhe aprofesionale për të hequr një akuzë të rëndë që po e mban edhe sot. Emri i mjekes së nderuar është Mira Rakaçolli. Emër që u përdor politikisht nga Rama.Ndërkohë që emri i Pacientit të saj në vite, u konvertua në Drejtues i Lartë i situatës pandemike. Pacienti klinik që udhëhoqi fushatën quhet Edi Rama. Në vite njihen mardhëniet e tyre mjek – pacient. Vizitat, konsultat, diagnozën, mjekimin, deri para 2 muajsh e jepte mjekja Rakaçolli, ndersa pas dy muaj mardhënja kthehet në të kundërtën Vendimet klinike, etike e gjithshka i merr në dorë Pacienti Edi Rama. Nga muaji mars 2020 rrota e historisë kthehu. Opinioni publik tashmë i ka në memorje të gjithë masat drastike izoluese, shtrënguese dhe ndëshkuese që Pacienti Kryeministër ka ndërmarrë pa ligj.
Eshtë e vërtetë që edhe në historinë e viteve 1945-1990 pacienti morri shumë liri dhe sovranitet, por humbi mbulimin total nga mjeksia se nuk morri parasysh kostot e arritura.
Sot është koha e paguesit. Kryeministri klient kostot e drejtimit po i shkarkon te publiku.
Ditët që vinë do të jenë më të vështira. Tatëpjeta ka nisur dhe po merr i përpara bizneset dhe papunësinë. Nuk dihen ende sa janë humbjet se gjithshka po rrokulliset duke u mbajtur sërisht në mardhënien mjek-pacient që ndryshe mund të quhet nga Rakaçolli te Ramapjerthi. Tirana u mbyll prap sot ne 17. 30.

 

Fotografia e Ylli Dylgjeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.