Zbulohet arsyeja përse Rama e mbante të fshehur/ Paloka: Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve neurologia dhe mjekja personale…

0
141

Zbulohet edhe arsyeja përse Edi Rama e mbante të fshehur emrin e kryetarit të Komitetit të Ekspertëve, që sot u zbulua se është zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Faktin e zbulon nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, që nëpërmjet një video zbulon se Rakacolli është neurologia e Ramës.

‘Javën e 8 të karantinës publikohet emri i drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Zv.ministrja e Shëndetësisë është neurologia dhe mjekja personale e Edi Ramës e cila në vitin 2017 emëroi bashkëshortin e saj Perlat Kapisyzi në postin e drejtorit të Sanatoriumit.

Ligji nr 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive në nenin 24 pika 7 dhe pika 8 përcakton:

Veprimtaria e  grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, paanësisë dhe transparencës.

Emërimi i zv/ministres në krye të këtij komiteti përbën një shkelje ligjore.

Ky nuk është komitet ekspertësh por komitet politik në funksion të funksionit të propagandës së Edi Ramës.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here