Analiza e Zhejit: Loja e pushteteve me kohën e koronavirusit në Shqipëri

0
120

Drejtuesi i emisionit ‘360 gradë’ në ”RTV Ora”, Artur Zheji, bëri një analizë lidhur me lojën e pushteteve me kohën e koronaviusit në Shqipëri.

Sipas Zhejit, ka mjekë që kanë pranuar verisonin se kulmi i pandemisë  në Shqipëri ka qenë në muajin janar. Ai rëndit disa pika pse kemi një lojë pushtetesh.

Artur Zheji”Franca ka çertifikuar pacientin 0 më 27 dhjetor të 2019 dhe gjithmonë e më shumë studiuesit po forcojnë idenë e faktit që kjo sëmundje nëse ka qenë vërtet i këtyre përmasave ka qenë në fund të vitit të kaluar. Prandaj kapi në befasi dhe kur pamë pamjet e tmerrshme të atyre vdekjeve do të thotë se infeksioni kishte bërë kërdinë më parë. Gjë e cila dyshohet të ketë ndodhur në Shqipëri, sipas disa mjekëve shumë trima shqiptarë, të cilët dalin kundër versionit zyrtar dhe thonë që po edhe në Shqipëri kulmi ka qenë në janar të vitit 2020 dhe jo në mars të vitit 2020. Por kjo ka pak rëndësi. Fakti që janë  fituar dy muaj kohë, ndoshta do të thotë se kemi një lojë pushtetesh. 1- ose qeveria se ka kuptuar dhe ka qenë e pafajshme sepse se ka ditur, 2- e ka ditur dhe ka abuzuar me këtë, si, e para sikur të duket se është e suksseshme. Ta dominojë epideminë, mars, prill, maj duke bërë karantimin duke mos i quajtur të vdekurit e muajit janar, shkurt, b- duke shfrytëuar situatën e krizës për të rritur akoma më tepër pushtetin e vet dhe për të bërë një provë gjenerale të lloj gjysme diktature në emër të një arsyeje madhore.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here