Standard.al

Për çfarë reforme e keni fjalën z.Soreca? Ramaformat po vrasin demokracinë dhe shtetin ligjor

0

EDITORIAL

Shqipëria vazhdon të rrëshqasë drejt regjimit dhe askush nga ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë nuk bën zë. Madje në shumë raste, ato shfaqen në krah të shumicës, duke folur publikisht për reforma, shtet ligjor dhe rend demokratik. Se ku i shohin dhe i marrin këto të dhëna, vetëm diplomatët e Tiranës mund të na e rrëfejnë këtë. Janë me qindra të dhëna, nga raporte të institucioneve kontrolluese e verifikuese brenda e jashtë vendit që flasin për një përkeqësim të vazhdueshëm të vendit në  4 vitet e fundit sa i përket demokracisë, ekonomisë apo  të drejtave të njeriut e pronës.
Mjafton të listosh raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe kupton vlerën e lartë të abuzimit të shumicës me paranë publike si edhe favorizimin e klientëve oligarkë. Të mos flasim më tej  për raportet e përvitshme të DASH, të cilat gjithnjë e më shumë shtojnë dozën e kritikave ndaj qeverisë, për dështim në luftën  ndaj krimit e korrupsionit, drogës si edhe pastrimit të parasë.
Po ashtu një tjetër e dhënë ndërkombëtare që provon gjendjen mjerane të demokracisë në vend u bë publike sot nga raporti i “Fredoom House”. Sipas këtij raporti, Shqipëria shënon përkeqësim sa i përket qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit në raport me një vit më parë. Por, ambasadorët tanë, sic edhe kanë bërë shpeh këto vite, me siguri do e kalojnë raportin nën zë apo ndoshta edhe më ndonjë lëvdatë kuturu për qeverinë, si për ti hedhur hi syve shqiptarëve.
Ndërkaq në të njejtën ditë më raportin e “Fredoom House”, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca doli sot e përshëndeti mbledhjen e tryezës së reformës zgjedhore, ku në tryezë janë vetëm shumica dhe “opozita e moçalit” apo ndryshe paterica e Ramës në Parlament.
E ndërsa asnjë nga propozimet e opozitës jashtëparlamentare nuk janë marrë dhe me gjasë nuk do merren parasysh ( sic ishte edhe marrëveshja politike), dhe si gjithnjë po shkohet te një reformë e njëanshme dhe e pisët, diplomatët e Tiranës gjejnë mundësinë të flasin për rëndësinë e reformës. Kështu ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri reagoi sot në lidhje me mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore ku tha se fillimi i punës për Reformën Zgjedhore është thelbësore dhe që ajo duhet të mbështet nga të gjithë aktorët politikë.
Me gjithë respektin ndaj Jush dhe postit që mbani,padyshim na duhet t’ju pyesim z. Soreca: Për cilën reformë e keni fjalën?

Mos vallë për Ramaformën e rradhës që po përgatitet të vuloset në parlamentin monopartiak. Sepse deri më tani, një Ramaformë thuajse e kemi të zbatuar me reformën në drejtësi dhe pasojat e saj Shqipëria do ti vuajë për shumë vite.
E nisëm me 140 vota për të ndërtuar një “drejtësi të re” dhe përfunduam te drejtësia e kunetërve dhe avokatëve të Kryeministrit.
U bëmë eksperiment në Ballkan me një Vetting që më shumë se sa çliroi drejtësinë nga togëzezët e korruptuar, siguroi një “sistem të ri” me kontroll nga lart (qeveria).
Dhamë premtime për një drejtësi të re që nuk do të kishte hezitime të luftonte zyrtarët e lartë të korruptuar, por përfunduam te votimi i një kryeprokuroreje të përkohshme me 36 vota!
Bëmë betime, me mbështetje ndërkombëtare, për të pasur një gjyqësor me integritet, profesional dhe të paanshëm, ndërsa sot ja tek jemi te situata ku e gjithë fuqia e shumicës qeverisëse dhe një pjese të ndërkombëtarëve është përqëndruar te mbrojtja e Ardian Dvoranit, që ka 6 vite që qëndron në mënyrë antiligjore në postin e tij.
Dhe për gjithë këtë, një pjesë të fajit padyshim e keni edhe ju si delegacion, që për vite me rradhë, që nga e famshmja ambasadorja Vlahutin e deri te ju së fundmi z.Soreca, nuk shprehët njëherë shqetësim për degradimin e demokracisë në vend. Nuk folët asnjë fjalë për mbushjen e Shqipërisë me kanabis, heshtët për zgjedhjet moniste të 30 Qershorit, nuk bëtë zë për provat me zë e figurë të vjedhjes dhe blerjes së votave me rastet e Shijakut dhe Dibrës. Heshtja e delegacionit mbi rënien e shtetit ligjor dhe demokratik, ju bën me faj z.Soreca.
Që të jemi të qartë, jo vetëm ju dhe paraardhësin tuaj, por edhe plot diplomatë të tjerë të Tiranës, ku mes tyre që padyshim shndërrin ambasadori i OSBE-së Borchard, i cili në këto vite më shumë se sa një diplomat karriere, i ka ngjarë një ministri të kabinetit Rama.
Dhe një herë ju pyesim z.ambasador, për cilën reformë e keni fjalën?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.