Standard.al

Një pus i ri, 250 vjeçar i vjetër, del në dritë në pazarin e Gjirokastrës

0

 

Në krah të xhamisë, në pazarin e Gjirokastrës ka dalë në dritë, rastësisht, një pus i ri që mendohet të ketë një jetë 250 vjeçare. Lajmin e ka përcjellë arkitekti Kreshnik Merxhani,  i cili përveç faktit të zbulimit thotë se “aty ka është objekti  6 këndor i përfshirë nga dyqanet, ka gjasa të ketë qenë tyrbe” Ndërsa Merxhani ka shpërndarë dhe statusin në rrjetin social të një faqeje që ka bërë këtë zbulim, që si duket ishin familjarë që bënin punët rutinë të taracës së shtëpisë, kur kanë gjetur pusin ende funksional, me 9 metra thellësi. Ja si e dëshmon këtë gjetje, në rrjetin e tij social qytetari nga Gjirokastra: “Jeta është plot surpriza. Një operacion mjaft rutinë për të rishfaqur dhe nivelin e tarracës sime të gurit zbuloi një pus ende funksional, 9 metër të thellë që mund të jetë 250 vjeç! Nuk mund të shpreh se sa i emocionuar jam dhe sa me fat ndihem. Gjatë javëve të ardhshme jam i nderuar të punoj me Komunitetin Mysliman për ta rikthyer këtë mirë në lavdinë e tij të mëparshme”. standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.