Mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri i përgjigjet letrës së opozitës…

0
127

Pas letres së opozitës, ka erdhur reagimi i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili shpreh dakordësinë për rinisjen e mbledhjeve të Këshillit Politik.

“Duke shprehur plotësisht gatishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrn e Gjiknurit.

Më tej, ai konfirmon praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

Letra e opozitës: Të mblidhet Këshilli Politik, jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme. Deklaratat për vendime të njëanshme synojnë ngërç artificial politik

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here