Cili është ndikimi i mutacioneve të koronavirusit

0
157

Nga Rachel Schraer, BBC

Shkencëtarët në SHBA dhe Britani të Madhe kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton sëmundjen Covid-19. Por askush nuk e ka vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe sa efektive mund të jetë një vaksinë.

Viruset pësojnë mutacion- kjo është ajo që bëjnë.

Pyetja është se cili nga këta mutacione ndikon në të vërtetë te ashpërsia apo infektueshmëria e sëmundjes?

Hulumtimet paraprake në SHBA kanë sugjeruar se një mutacion i veçantë- D614G- po bëhet mbizotërues dhe mund ta bëjë sëmundjen më efektive.

Studimi nuk është rishikuar akoma nga shkencëtarë të tjerë dhe është botuar formalisht.

Studiuesit nga laboratori kombëtar Los Alamos në Nju Meksiko, kanë ndjekur ndryshimet e ‘thumbave’ të virusit, që i japin atij formën dalluese, duke përdorur një bazë të dhënash të quajtur Iniciativa Globale për Ndarjen e të Dhënave të Gripit.

Ata vunë re se ka diçka te ky mutacion i veçantë që e bën atë të rritet më shpejt, por pasojat nuk janë akoma të qarta.

Ekipi shkencor analizoi të dhënat te pacientët me koronavirus në Shefild të Mbretërisë së Bashkuar

Edhe pse ata gjetën se njerëzit me atë mutacion të veçantë të virusit kishin sasi më të madhe të virusit në mostrat e tyre, ata nuk gjetën prova që njerëzit sëmureshin më shumë apo qëndronin më gjatë në spital

Mutacionet nuk janë gjë e keqe

Një studim nga ‘University College London’ identifikoi 198 mutacione të virusit.

Një nga autorët, profesor Francois Balloux, tha: “Mutacionet në vetvete nuk janë gjë e keqe dhe nuk ka asgjë që sugjeron se SARS-CoV-2 po pëson mutacion më shpejt ose më ngadalë nga sa pritej”.

“Deri më tani, nuk mund të themi nëse po bëhet më vdekjeprurës apo më ngjitës”.

Një studim nga Universiteti i Glasgout, që analizoi po ashtu mutacionet, tha se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me variacione të ndryshme të virusit. Ata arritën në përfundimin se vetëm një lloj virusi po qarkullon aktualisht.

Monitorimi i ndryshimeve të vogla në strukturën e virusit është i rëndësishëm për të kuptuar prodhimin e vaksinës.

Merrni virusin e gripit: nëse pëson mutacion shpejt, vaksina duhet të ndryshohet çdo vit për t’u marrë me variacionin e virusit në qarkullim.

Prodhimi i ilaçeve

Shumë nga vaksinat Covid-19 që janë aktualisht në zhvillim synojnë të shënjestrojnë pikërisht ‘thumbat’ e virusit- ideja është që trupi juaj të njohë një element unik të ‘thumbit’, që do ta ndihmojë për të luftuar tërë virusin. Por nëse ai ‘thumb’ ndryshon, një vaksinë e prodhuar për të mund të bëhet më pak efektive.

Për momentin kjo është e gjitha teorike. Shkencëtarët nuk e kanë akoma informacionin e mjaftueshëm për të thënë se çfarë nënkuptojnë ndryshimet e gjenomës së virusit.

Dr. Lucy van Dorp, bashkëautore e studimit të UCL, tha se aftësia për të analizuar një numër të madh gjenomesh të virusit mund të jetë me një rëndësi të jashtëzakonshme për prodhimin e ilaçit kurues.

Megjithatë, ajo i tha BBC: “Unë i dua gjenomet, por ka shumë pak gjëra që mund të themi për to”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here