Çështja ‘Dvorani’/ “Vendimi i sotëm, dështim i rradhës në drejtësi”, Xhixho: KLGJ nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja

0
100

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar pak minuta me pare, nepermjet nje stuatusi ne Facebook rreth ceshtjes se shume perfolur te mandatit te Dvoranit ne Gjykaten e Larte.

Xhixho shprehet se vendimi i KLGJ per ceshtjen ne fjale tregon se ky organ nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja.

Postimi i plote:

Vendimi i Keshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtesisë tek pavarësia e profesionalizmi .

Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushetutes i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjecar, pa te drejtë riemerimi”

Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapsirë për asnjë interpretim?
Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndertuam drejtesinë e re.
Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimarrje e kjo u pa mjaft qartë.

Turp i madh , kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në menyrë antkushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë.

 

Fotografia e Erisa Xhixho
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here