Standard.al

Zbulohet skandali në QSUT/ 3 infermierë pezullohen nga puna sepse u kapën duke ngrënë molto

0

Shoqata e Infermierëve ka bere te ditur faktin se tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga puna deri në muajin korrik. Ata janë kapur duke ngrënë molto gjatë orarit të punës.

Reagimi i plotë:

Reagim publik per masen e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë:

Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese, as ditet e festav apo fundjavat.

E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret. Po në cilin vend të botës eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.