Lubonja flet për koronavirusin: Kemi një kurbë pa një lloj logjike! Masat kanë qenë të dhunshme, frikësuese…

0
118

Analisti Fatos Lubonja mendon se kurba e COVID-19 nuk ka një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas tij është se nuk janë tamponuar asimptomatikët.

“Ajo mungon për mendimin tim dhe nuk kanë qenë transparent edhe qeveria është një proces që ka ndodhur në vendet e tjera dhe që po ndodh ndërsa këtu nuk kemi të dhëna fare. Kemi një kurbë që ka rezultuar pak a shumë e çrregulluar, nuk kemi një kurbë që të ketë një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas asaj që më rezulton mua është fakti se tek ne nuk ka pasur një strategji tamponimi më të madhe. Kanë munguar tamponët. Tamponet duhen dhe për të identifikuar edhe ata që janë asimptomatikë. Sa kohë që këta kanë qenë në shtëpi nuk kanë qenë rrezik. Por në momentin që dalin dhe dalin dhe moshat delikate këta bëhen rrezik. Kjo është një e papritur.
Në Itali ka filluar të diskutohet shumë testimi i gjakut për të kapur antitrupat dhe bën seleksionimin tjetër të një pjese të popullsisë e cila e ka kaluar dhe është imunizuar ndoshta dhe jashtë rrezikut dhe këtu nuk flitet fare. Në Itali ka filluar.
E treta që mua më shqetëson në këtë situatë, dhe unë dola sot, ishte rruga plot, njerëz pa maska gjysmë për gjysmë dhe ndërkohë në Itali jo vetëm që ka dalë ideja që duhet maska patjetër por që flitet dhe 50 cent maska. Ndërkohë që këtu tek ne, maska më e lirë ishte 1 euro e ca, më e shtrenjta 6 mijë lekë të vjetra në farmaci. Të gjitha këto tregojnë se ka mungesë investimi hedhje parash. Ajo që është më e lehta është karantinimi. Tek ne më shumë se bashkëpunim ka qenë dhunë, shtrëngim, frikësim. Unë i shoh njerëzit sikur janë lëshuar tani. Bashkëpunim do të thotë të kesh përgjegjësi dhe për tjetrin”./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here