Standard.al

‘Ekonomia është kryesore’, Kryemadhi: Nëse LSI do ishte në pushtet do kishte kthyer 260 mln eurot e koncesioneve, dhe një testim për çdo familje

0

Një debat i fortë është zhvilluar mes Carlo Bolinos dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Nëse LSI do të ishte në pushtet Karlo e para, nuk do të kishte bërë koncensione dhe do t’i kishte kthyer prapa të gjitha dhe ato 260 milionë euro që pagoi koncensionet, do të kishte blerë tamponë. Janë 1 milionë e 300 mijë kontrata energjie elektrike, pra me gjithë bizneset. Që do të thotë se nuk janë më shumë se 700 mijë familje apo ja maksimumi 800 mijë familje, 1 testim për familje në mënyrë të tillë për tu evidentuar. Nuk do të kushtonte tamponi që t’ua bëjë të gjithë shqiptarëve. Në themi kemi 50 njoftime në ditë nga Kryeministri në Facebook, ndërsa Gjermania bënte 50 mijë testime në ditë. Pra çfarë do të thotë? Për mua, gjëja e parë që duhej të bënte qeveria dhe do ta kishte mbyllur këtë situatë sepse qeveria do të ketë problem… tha edhe Z. Siamini, fasonët kanë 70 mijë punonjës të cilët sot janë të pa punë por mos të harrojmë pasojat që do të kenë fasonët më sezonin e verës që kanë qepur, dhe me sezonin e dimrit që do të vijë. Mos të harrojmë tjetër edhe të gjitha problematikat e pagës së luftës, e cila edhe ajo është një hesap tjetër më vete…
Vasili: U rikthyem përsëri të ekonomia. E bëjmë një herë tjëtër.
Kryemadhi: Po ekonomia është kryesorja sepse shëndetësisë nuk kemi çfarë t’i diskutojmë ne. Shëndetësinë ne e kemi me Kushtetutë, që të na mbrojë shteti.
Vasili: Qëndrojmë te politikat të kuptojmë nëse ka COVID-19 apo nuk ka COVID-19, ka të vdekur nga COVID-19 apo nuk ka të vdekur nga COVID-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.