Standard.al

Berisha: MSH tendera fiktive, ndajnë paratë nuk sjellin mallin, likujdimi bëhet sikur ka ardhur

0

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar, dy tendera që janë zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur mbi lëndët radioaktive, ku janë shënuar hyrje fiktive në QSUT.

Postimi i plotë

‘Tronditëse!

Bëjnë tenderin, ndajne paratë e nuk sjellin mallin por bëjnë likujdimin sikur ka ardhur!

Joti dhe ndrikull Hajnia Maska thyejnë çdo rekord! sb

Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë familjarisht. Po Ju përcjell një info nga mjeku digital në lidhje me lëndët radioaktive dhe hyrjet fiktive në magazinë në QSUT

Mirmbrëma Doktor. Uroj të jeni mire me shëndet! Ju shkruaj në lidhje me dy kontrata të QSUT, përkatësisht Medison shpk dhe Fedos shpk. Sipas mediave kjo e dyta është në prill dhe e përfshirë si kontrate sekretë.

E vërteta është se të dy kontratat janë lidhur në janar të këtij viti. Të dy kontratat bëjnë fjalë për lëndë kimike radioaktive.

Disa pajisje përdorin lëndë radioaktivë si reagent dhe këto pajisje janë të mjekësisë bërthamore, si shitografi (për skeleton), radio terapi (reset) e onkologjisë, etj etj.

Skandali është se këto dy kompani realisht, ligjërisht dhe fizikisht asgjë. Nuk ka asnjë hyrje në magazinë.

Pajisjet janë likujduar sistematikisht nga drejtori i IT në QSUT Rezart Veipi. Personat përgjegjës refuzojnë tja firmosin likuidimin dhe raportet e punës për këto dy kompani.

Rezart Veipi u bë muaji i 4 që i bën dhe i firmos likuidimet vetë pasi kompanitë nuk kane sjellë asgjë.

Ju lutem anonim!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.