Mediat në kohë pandemie/ Vokshi: Gazetarët janë përballur me mungesë transparence, asnjë mbështetje nga qeveria

0
113

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit teksa ka vlerësuar gazetarët shqiptarë për informimin çdo ditë pa ndërprerje.

Vokshi thotë se gazetarët kanë qenë shumë profesionalë në këtë kohë pandemie por janë përballur me transparencë dhe informim nga qeveria si dhe kjo e fundit nuk ka pasur asnjë paketë financiare mbështetsë për ta.

Postimi i plote:

”Më vjen keq që 2020 e gjen gjëndjen e lirisë së shtypit të përkeqësur. Humbëm dy pikë këtë vit. Nëse i referohemi indeksit të Reporterëve pa Kufinj janë disa probleme, si paketa antishpifje, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna institucionale. Duhet parë me kujdes edhe raporti i KiE të 2019, dhe ky i 2020. Për Shqipërinë ka pasur 11 alerts për dhunë ndaj gazetarëve, mbyllje të emisioneve apo dhe për dhunën e kryeministrit në kohën e pandemisë, apo tërmetit. Dhuhën e paprecedentë duke i kthyer gazetarët në target për dhunë dhe dhunë fizike nga institucionet apo qytetarët. Mos harrojmë edhe rrezikon që i vjen nga krimi i organizuar nga denoncimi i aferave apo lidhjeve të aferave

Gjendja në Shqipëri e mediave, kushtet e punëve të gazetarëve janë alarmante. Problemi kryesor është censura por edhe vetëcensura prej sulmeve brutale nga kryeministri dhe pushtetarët qëndrorë dhe vendorë apo krimi.

Unë s’di të ketë bërë gjë qeveria për median gjatë kësaj krize. Vlen të theksohet se të gjitha vendet e rajonit Greqinë, Kosovën, Maqedoninë dhe nuk po flas për vende të BE ka pasur paketa të veçanta për gazetarët dhe median.
Për vendet që aderojnë për në BE, liria e shtypit është prioritet. Ndaj dhe fokusi i vendeve të BE dhe disa të Ballkanit ka qenë në paketa mbështetëse që qytetarëve mos u mohoej e drejta për informim.
Shpreh falenderimet e mia personale dhe mirënjohjen time për gjithë ju gazetarët që nuk keni qëndruar një ditë për të informuar në mënyrë profesionale. Në mungesë totale transparence dhe informimi nga institucionet kanë mundur të bëjnë një pasqyrë reale në terren, spitale, fasoneri. Shpreh mirënjohjen që në mungesë të mbështetjes nga qeveria ka informuar. ”- tha Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here