“Është në vijën e parë të frontit dhe gjen kohë të lexojë”/ Beqaj i shqetësuar nga mjeku Kalo…

0
101

Tritan Kalo është një nga mjekët që ndodhet në vijën e parë të përballjes me koronavirusin. Hera herës mjeku i njohur përmes postimeve në rrjetet sociale ka thumbuar politikanët, duke i kujtuar PPP dhe koncensionet, si dhe gjendjen ku ndodhet shëndetësia shqiptare.

Por gjithashtu Kalo ka qenë ndër të parët që ka reaguar ndaj propozimit të deputetit Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, i akuzuar për koncensionet korruptive në shëndetësi.

“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….dakord, po fitimet tuaja si politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..apo lopa do të vijoj të mbetemi ne taksapaguesit, “il poppolo albanese”, ndërsa qumështi do vijoj të milet e të shijohet vetëm nga ju….no way….sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “made in albania” me yshtjen tuaj “bashkëfajtorë, bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që ju keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…hapini sytë e mëndjes ju bashkëkombas…..quoa vadis Shqipëria ime!!!”, shkruante Kalo në postimin e para disa ditëve.

Por duket ky reagim i mjekut të njohur ka ngacmuar Ilir Beqajn, i cili nuk ka kursyer ironizimet.

“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë.

Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit. Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit.

Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej”, ka reaguar Beqaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here