Standard.al

Naftëtarët e Fierit presin me protesta Ramën: Nuk kemi marrë ‘pagën e luftës’, jemi pa bukë

0

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, sot ne diten e punetoreve.

Dhjetëra qytetarë, punonjës të rafinerisë së naftës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Ata thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës e premtuar nga qeveria, ndërsa shprehen se janë pa bukë.

“Ku e ka zonja Balluku që naftëtarët do kenë 400 mijë lekëshin, pse mashtron. Ky kryeministër që thotë do ti merrni pagat e luftës, pse mashtron.

Dritat dhe ujin me çfarë ti paguajmë, të shesim xhaketat. I bëjmë thirrje kryeministrit të verë dorë mbi naftëtarët ose përndryshe do hyjmë në grevë urie”.

“Jemi të indinjuar sepse ministrja Balluku e tregoi fytyrën e saj. Ministrja Balluku tha se naftëtarët e kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që ne nuk e kemi marrë akoma. Ne kërkojmë edhe rifillimin e punës”

Të pranishme ishin edhe forcat e policisë, të cilat bënë thirrje për të mos u grumbulluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.