Covid-19 nuk është asgjë para virusit politik-mediatik qeveritar që po vdes Shqipërinë

0
107

Nga: Ilir Demalia

Sot të gjitha mediat on line dhe FB ishin mbushur me fotot e Mira Kazhanit dhe Bieta Sulo. Në fillim nuk i kushtova vëmendje. Kjo sepse nuk paraqesin ndonjë interes, as si gazetare dhe as si show-girl. Kur pashë që lajmi ishte për një pagesë që këto dy kukulla mediatike-televizive të pushtetit, merrnin rrogë nga Bashkia e Tiranës, si specialiste apo pompiste në ndermarrjen e ujit, këtu i thashë vetes, ndalu Beg se ka hendek!

Këto të dyja janë vetëm maja e ajsbergut të abuzimit të pushtetit me paranë publike të takspaguesve shqiptarë nga qeveria shqiptare dhe nga kryetari Bashkisë së Tiranës Lali Eri. Media është prej kohësh në shërbim të bandave politike gjatë gjithë këtij tranzicioni, kjo tashmë është më se e qartë për ato që kanë sy te shikojnë dhe veshë të degjojnë.

Pushteti korrupton mediat në shërbim të pushtetit nëpërmjet rreklamave shtetërore dhe favoreve të tjera të pushtetit, kjo tashmë duket qartë nga rrogat e majme të gazetarëve që nuk justifikohen, as me kualitetin e tyre si gazetarë totalisht të paafte si rasti Kazhani e Sulo, dhe as me punën e tyre. Ndiq burimin e të ardhurave dhe kupton shërbim-pomponin Ka edhe të tjera silikone mediatike si specialiste -pompiste të pushtetit apo bandës së pushtetit në radhë. Ndiqni paranë dhe ju del burimi që vjen në keto media apo emisione nga pushteti krimit.

Kazhani shkeli një njeri me makinë dhe nuk pësoj asgjë. Në të kundërt e paskan dekoruar me një rrogë ekstra nga Bashkia e Lali Erit.

Shqipërisë i është vjedhur Thesari i Shtetit! I është vjedhur Banka e Shetit! I është vjedhur paraja e shqipëtarëve me Piramidat! Shqiptarëve po i vidhet jeta! Shqiptarëve po i vidhet toka! Shqiptarëve po i vidhet ajri! Shqiptarëve po i vidhen kullotat, liqenet, pyjet! Sa e pasur paska qenë kjo Shqipëri dhe sa e varfër është prej kriminelëvë dhe banditëve të politikës dhe pushtetit të këtij 30 vjeçari.

Po të kishte popull, jo kallaballëk, po të kishte shtet të së drejtës, Erion Veliaj, ky neveri e gjallë, nuk duhet ta kalonte më pragun e Bashkisë, por nga shtëpia duhet të lajmëronte dorëheqjen, ose prokuroria duhet të fillonte hetimet për të gjitha krimet si abuzim me pushtetin. Nuk do të ndodhë asgjë. Sepse, nuk ka ndodhur edhe për ato që thashë më lart. Kjo është arsyeja që pushtetarët do të vazhdojnë të bëjnë si të duan dhe kur të duan me kallaballëkun shqiptar.

Erion Veliaj, është bërë më i rrezikshëm se vetë Rama në korruptimin e medias me paran publike të takspaguesve shqiptarë, me lejet e ndërtim-shaktërrimit, dhe aty ku nuk i shkon korruptimi, fillon me kërcënimin e medias me mënyra nga më mafiozet.

Ato media ku punon Kazhani dhe Sulo nuk duhet ti lejojnë më të kapërcejnë pragun e këtyre mediave, në këtë rast TOP CHANNAL. Por jo, se aty është dhe Alban Dudushi buri Bieta Sulos! Edhe ky ka profitet e tij nga Rama me rreklama! E pastaj hapet loja me Open te Enit dhe këshu treni shkonë i gjatë 24 në 24 me Klan e Opinion . . . Kjo media është vetëm teatër, por kurrsesi pushtet i katërt.

Kështu do kaloj dhe puna Sulo-Kazhanit se i ka dalë bytha kazanit të çorbës pushtet-media, media-pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here