Afrim Krasniqi: Një nga tre anëtarët e rinjë të Gjykatës së Lartë duhet në krye të KED

0
127

Presidenti Meta ka kërkuar largimin nga kryetar i KED të Ardian Dvoranit, pasi jo vetëm është në shkelje të Kushtetutës, nën hetim nga SPAK-u por dhe ka tre anëtarë të rinjë në Gjykatën e Lartës të sapo dekretuar.

Nderkohe diten e sotme, Ardian Dvoranit i ka shkuar në zyrë ambasadorja amerikane.

Një gabim i madh i ambasadores, pasi në vend që të suportojë një nga tre emrat e rinjë të GJL për tu zgjedhur në krye të KED, ajo takon dhe i jep indirekt mbështetje të hetuarit për puç kushtetues.

Analisti i njohur Afrim Krasniqi ka postuar një status pas takimit të ambasadores amerikane me Dvoranin.

Nga Afrim Krasniqi-

Situata e COVID-19 ka zhvendosur tërësisht vëmendjen nga institucionet dhe reforma në drejtësi. Në dallim nga vendet si Gjermania, Çekia, Kosova, etj, ku Gjykatat Kushtetuese ose Gjykatat e Larta morën vendime edhe lidhur me masat e jashtëzakonshme, kurse në Shqipëri i gjithë sistemi zgjodhi të sillej si pjesë e administratës dhe pranoi pa rezerva urdhrat e një ministri.

Pritshmëria se institucionet e reja do ishin garanci të së drejtës dhe mbrojtëse ndaj abuzimit të pushtetit dhe pres pushtetit, nuk po përmbushen. Presidenti ka të drejtë në adresimin e ri ndaj KLGJ. Me zgjedhjen e 3 gjyqtarëve në Gjykatës së Lartë do të duhej të largohej anëtari i mbetur aty për shkak të procedurës prej 6 vitesh, njëherësh kryetari i KED.

Rendja pas alibive teknike vetëm sa e dëmton integritetin, besimin dhe parimin mbi të cilat do të duhej të ngrihej sistemi i ri i drejtësisë. KLGJ, KLP, KED, etj, strukturat e vettingut dhe SPAK, kanë përgjegjësinë të kenë sjellje të reja, të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore dhe përmes akteve konkrete të ndikojnë për një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here