Propozimi qesharak i Beqajt/ Rakipi: Njëlloj sikur pensionistët t’i zërë koronavirusi. Shabani: Ai duhet të ishte në burg!

0
126

Ideja e hedhur nga ish Ministri i Shëndetësisë, për të ulur pensionet dhe pagat, në mënyrë që të përballohet kriza prej pandemisë së Covid-19, është komentuar edhe nga gazetari Ylli Rakipi dhe aktivisti Endri Shabani, të ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”.

Rakipi tha me ironi, se ky propozim mund të sjellë vdekjen e pensionistëve, pa qenë nevoja që ata t’i kapë koronvirusi.

E kupton çfarë ka thënë ky? Ky ka thënë, që nëse nuk i vret koronavirusi, ti vrasim ne, t’ju heqim pensionet të moshuarëve. Të bësh këtë, është njëlloj sikur t’i zërë koronavirusi, çfarë komenti mund të bësh për këtë njeri?“, tha Rakipi.

Ndërsa aktivisti Endri Shabani, tha se Beqja duhet të ishte në burg dhe jo të bënte propozime të tilla.

Ai ka të drejtë, ai duhet të ishte në burg sot dhe pasuria që i ka vjedhur shqiptarëve, duhej përdorur përdorur për të paguar pensionet. Duke qenë se ai nuk është në burg, bilbilon dhe ka të drejtë ta bëjë, për sa kohë nuk na paguan atë që na ka vjedhur“, tha Shabani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here