Bardhi akuzon ashpër ish-ministrin Beqja: Ka hapur restorantin më të shtrenjtë në Tiranë për pastruar paratë

0
105

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sulmoi ashpër ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili propozoi uljen e pagave dhe pensioneve për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e koronavirusit.

Sipas Bardhit, Beqaj ka hapur një nga restorantet më të shtrenjta në Tiranë për të pastruar paratë e vjedhura.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Hajduti Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët.

Kur e pa që kjo ide ndezi reaksion publik, me një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë, u kthye të bëjë kllounin, e përshtatshme për ordinerët dhe oligarkët injorantë me të cilët Rama rri, ha, pi e feston paratë që i vjedhin bashkë Shqipërisë.

Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet!

Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë.

Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve.

Nuk e shes dot rritjen e taksave si favor për njerëzit, siç bën Edi Rama dhe kallauzi i tij Ilir Beqaj.

Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here