Rihapet Greqia/ Kryeministri mesazh popullit: Jemi shembull prej disiplinës së qytetarëve, rikthimi më i vështirë se qëndrimi në shtëpi

0
104

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nepermjet nje mesazhi drejtuar qytetareve ka njoftuar për rihapjen e vendit në maj dhe planin e lehtësimit të masave.

Mitsotakis thotë se Greqia është shembull në gjithë botën falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve dhe se tashmë pasi masat dhanë rezultatet do të ketë një lehtësim masash.

”Greqia është shembull në gjithë botën, falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve, faleminderit të gjithëve. Paketa u bazua në besim reciprok dhe kështu do të vijojë të jetë.
Masat dhanë rezultat, ulje stabël e pacientëve me covid-19, shifra të ulta të të infektuarve, shifrat ndër më të ulta në Europë të të vdekurve.
Faza e dytë është e lehtësimeve të masave.
Fituam mbrojtje sociale, shërbim publik online, edukim në platforma moderne, pajisje të reja në spitale, më shumë personel special në spitale.
Jemi gati jo se ky është epilogu i pandemisë, por se jemi të sensibilizuar e të mirëinformuar. Faza e dytë është faza e përgjegjësisë së lartë, e seriozitetit.
Nuk është rikthim në jetën e mëparshme, por në një situatë të re. Rikthimi është më i vështirë se qëndrimi në shtëpi. Suksesi varet nga disiplina e të gjithëve.
Në 4 maj pezullohen sms dhe qarkullimi me leje, qytetarët qarkullojnë lirshëm brenda qytetit apo fshatit.

4 maj hapen parukeritë, dyqanet e vogla.
11 maj, biznese të vogla me numër të caktuar punëtorësh.
Masa mbrojtëse për punëtorët, me takime klientët, numër i caktuar në biznes.
18 maj, gradualisht lejohen qarkullimet jashtë qytetit apo zonës së banimit.
Nuk hapen akoma plazhet e organizuara dhe parqet.
Nuk do ketë festivale apo aktivitete gjatë verës.
11 maj hapen maturat
18 maj gjimnazet dhe vitet e tjera të liceut
Akoma pritet vendimi për shkollat fillore dhe kopshtet, në 1 qershor.
1 qershor hapen qendrat tregëtare.
1 qershor hapen hotelet me aktivitet vjetor.
15 qershor, aktivitetet e tjera ekonomike.
Një observator i posaçëm me anëtarë të qeverisë e specialistë koordinon dhe kontrollon çdo ditë situatën për ecurinë e planit.”- tha Mitsotakis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here