Me video/ PD: Rama rrëzon veten me deklaratat e tij. “Është grip, jo murtajë”

0
133

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar ne Facebook një video me disa deklarata të kryeministrit Edi Rama.

Salianji e quan kryeminitrin “klloun”, ndërsa në video duhen qartë kundërthëniet e Ramës për pandeminë që po mban të pushtuar boten, edhe vendin tonë.

Postimi i plote:

“Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!

Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. ? që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.

Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. ?

?Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij “, shkruan Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here