Kufizimi i lirive të njeriut/ Plas keq mes avokatit dhe juristit! Daci: Jemi në diktaturë

0
112

Avokati Saimir Visha u shpreh se nuk mendoj se kemi një kryeministër të çmendur pasi kufizim të lirive të individit kanë bërë shumë shtete të tjera.

Ndërsa juristi Jordan Daci u shpreh se Shqipëri është në diktaturën e një njeriut të vetëm.

Visha: Këtu nuk duhet t’i jap vlerë ose anti-vlerë një njeriut të vetëm, por akteve normative, të cilat sa janë ato të fuqishme dhe në raport me të drejtat e njeriut ose sa të vlefshme janë me situatën tani. Unë nuk mendoj se mund të ketë një kryeministër të çmendur në situatën e kësaj epidemia, pasi nesër mund të gjejmë të qetë. Kufizimi i lirive të njeriut është pothuajse në çdo shtet.

Daci: Gjykoj që nga zhvillimet e deritanishme, Shqipëri është në diktaturën e një njeriut të vetëm. Ai ka vetëm një tufë me njerëz përreth që i servilosen tërë ditën dhe janë gati të ngrenë edhe këmbët për të miratuar çdo vendim të tij. /RTV Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here