Ky është popull delesh…e meriton të shtypet se nuk ngrihet!

0
134

Nga Armir Shkurti

Sa – për fat të keq – e kanë thënë këtë? Po: “ky popull e meriton të shtypet se nuk ngrihet”?….

Tani, po them nja dy mendime për të tjerët dhe jo për ata që janë ujqër a çakenj e as korba që ushqehen me “delet”. As ata që janë barinj virtualë, nga facebooku…..

Po vëllezër! Nëse nuk e lodh shumë trurin, dele të duken shqiptarët. Nëse lodhesh e dështon në punët e nismat e tua, delet e kanë fajin, pa fjalë!
Ama nëse kthehesh, jo shumë larg, po vetëm një shekull para dhe sheh historinë, kupton se shqiptarët NUK janë DELE.

•••••••••••••••••••••••••••••••••••••
SHQIPTARËT JANË POPULL I TRADHËTUAR NGA SECILI UDHËHEQËS SHQIPFOLËS NË HISTORINË E TIJ!!
•••••••••••••••••••••••••••••••••••••

Prandaj shqiptari e ka të pamundur të të zerë besë me llafe. Madje sa më të zgjedhura e bindëse ti keshë aq më larg të qëndron. Sepse përvoja ia ka ngulitur që, papërjashtim , të gjithë ” liberatorët” i kanë udhëhequr me vendosmëri drejt kasapit! Të gjithë i kanë shitur, therrur, rrjepur, mjelë, thithur gjakun….Janë sjellë të gjithë si kasapë, ujqër, çakej, hijena, krimba, sorra, langonj, matrapazë ….ndaj “deleve”!

Pra kur na quan “dele”, të lutem mendoje dy herë! A je edhe ti prej atyre që rron me kërrma? Nëse jo, mëso nga gjëja e gjallë! Gjëja e gjallë – edhe delja – do kujdes, do butësi, do respek e dashuri. Ashtu të beson e ta shpërblen. Edhe të ndjek pastaj. Do që të jetosh mes shiut e diellit me të, ti dalësh zot e ta mbrosh nga bishat, nga sëmundja, nga vuajtjet. Të flesh me të, mes erës së rëndë të leshit e kakërdhive e të zgjohesh pa gdhirë ti nxjerrësh në kullotë….

Këta quhen BARINJ! Këta u vënë emra deleve të tyre e i thërrasin si njerëz Syka, Bejka, Bardha…dhe i duan si njerëz!

Kështu afendiko! Edhe nëse ke bërë shumë për kombin e popullin, ke mendime të larta e projekte gjeniale, po gjende s’të beson populli, mëso se ata nuk janë dele! Janë të tradhëtuar kronikë! Prej gjithë farës suaj xhambaze dhe të fryrë me pordhë mentarësh..

Së fundi.

Meqë neve jemi dele dhe “dele” është përçmim, je i lutur të bëhesh luan! Makar ujk e të luftosh me lukuninë tënde të vogël por të egër….

…tek e fundit, edhe qen të bëhesh, e dobishme është! Thonë se qentë e barinjve e ndjejnë veten pjesë e tufës , ndaj e mbrojnë me jetë.

Ama, po s’u bëre as kaq, por mbete qen rrugësh, lena rehat për kok tënde se na çan b¥thën me angullimë e qarje kur s’ta pjerdh njeri!

SEPSE – P Ë R S Ë R I S:

SHQIPTARËT NUK JANË DELE POR POPULL I TRADHËTUAR SISTEMATIKISHT NGA DREJTUESIT: QË NGA PRIJËSAT POLITIKË TEK BRIGADIERËT NË NDËRMARRJE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here