Detaje tronditëse nga vdekja e emigrantit të karantinuar në hotelin e Sadri Abazit…

0
120

Një denoncim i rëndë mbërriti mbrëmjen e sotme në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku një qytetar raportoi se një emigrant i ardhur nga jashtë vendit ka ndërruar jetë në hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi, në Golem, ku janë akomuduar emigrantët , që do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, emigranti i cili vuante nga kanceri, ndërroi jetë pa ju ofruar ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga Fax News, ku burime kanë bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë te një resort në Golem dhe ka qenë në karantinë.

Të njëjtat burime pohojnë se ai është larguar nga dhoma e tij që mban numrin 50, por paraprakisht nuk u bë me dije arsyeja dhe kush e largoi.

Raportohet se i ndjeri është 65-vjeçari Bajram Luzi, nga Lapardhaja e Beratit, i cili ka ndërruar jetë katër ditë më parë, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë.

65-vjeçari kishte ardhur nga Italia dhe duhej të kalonte 14 ditë në karantinë përpara se të kthehej te familja e tij.

Denoncimi i Berishës u përgënjeshtrua nga stafi i hotelit, por asaj që shkruan Fax News, jo vetëm që Luzi ka ndërruar jetë por edhe merrte çdo ditë aspirina dhe ndihmë mjekësore, ndërsa kishte qëndruar afro 24 orë i pajetë në dhomën e tij, pa e kuptuar askush.

Mësohet se viktima ishte operuar disa ditë më parë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte jo e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here