Alooo Edi!!? Ndihmat e qeverisë/ Alibeaj riposton dokumentin: Çdo bashki ka marrë…

0
146

Pas publikimit të dokumentit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, sipas të cilit qeveria në të vërtetë nuk ka ndihmuar as 10 mijë familje në nevojë, vjen edhe reagimi i ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj rikthen në vëmendje tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve, i denoncuar disa herë nga vetë ai.

Postimi i plotë:

E mbani mend tenderin e ushqimit 1,5 milion euro te Alo Xhacka-Alo Edi qe e “fitoi” nje kompani maqedonase qe shiste kompjutera???

Ja rezultati:

Ne 50 dite ka shperndare fiks 9059 pako! Pra ne 1 dite ka shperndare 182 pako! Shqiperia ka 61 bashki (po perjashtoj Shkodren se dihet qe per Ramen ata jane armiqte). I bie qe cdo Bashki te kete marre vetem …3 pako!!!

Mesa duket, prandaj Gaztori i Surrelit qe beri qyfyre ne mengjes, ne darke nuk e tregoi me numrin e familjeve qe ka furnizuar me ushqime

Ps: sa per tenderat sekrete, te jete i qete! Edhe pse u gdhi sot me qyfyren e radhes, prape nuk i tregoi letrat e tenderit! Ne fakt une ia kerkova dhe vazhdoj t’ia kerkoj SPAK-ut dhe Prokurorise, por meqe Rama u be trim, mire eshte te tregoje si fillim se kush jane emrat e atyre njerezve qe pozonin ne video sikur ishin “komisioni i tenderit”!!

Alooo Edi!!? Po pres…

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here