OBSH, paralajmëron qeveritë/ Shërimi nga COVID-19 nuk garanton imunitet…

0
113

Nga “Zëri Amerikës”-

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka prova që tregojnë se personat që kanë janë shëruar nga COVID-19, kanë antitrupa që i mbrojnë ata nga mundësia për t’u infektuar sërish nga virusi.

Në një deklaratë të OBSH, paralajmëroi qeveritë që kanë sugjeruar lëshimin e të ashtuquajturave “pasaporta të imunitetit” ose “çertifikatave që dëshmojnë​ mungesë rreziku”, të cilat do t’i lejonin njerëzit të ktheheshin në punë ose të udhëtonin me bindjen se antitrupat e tyre do t’i mbronin ata nga mundësia për t’u infektuar sërish.

Njerëzit të cilët supozojnë se janë imunë ndaj një infeksioni të dytë sepse kanë marrë një rezultat pozitiv të testit, mund të injorojnë këshillat e shëndetit publik“, tha OBSH. “Përdorimi i një ç​ertifikate të tillë mund të rrisë rrezikun e transmetimit të vazhdueshëm”, paralajmëruan zyrtarë të kësaj organizate.

Deri tani në të gjithë botën ka rreth 3 milionë persona të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 197,000 vetë kanë humbur jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here