Gazetari shqiptar i infektuar me koronavirus tregon si është gjendja e tij dhe e bashkëshortes…

0
106

Gazetari Telnis Skuqi, i cili jeton në Norvegji, ka rrëfyer sot se është një nga të prekurit prej Covid-19 bashkë me gruan e tij, të prekurit prej epidemisë që ka përfshirë dhe tronditur mbarë botën.

Por, edhe më interesant në rrëfimin e tij është mënyra se si e zbuloi sistemi shëndetësor i Norvegjisë, rastin e tij dhe si është ndërtuar sistemi që në çdo rrethanë e kohë, e ka të garantuar shëndetin e të moshuarve.

“Në përgjithësi jemi mirë në familje, por unë dhe nusja ime e kaluam Covid-19. Nuk e kemi kuptuar. Dimë që jemi infektuar në Greqi në muajin shkurt, kur ishim me pushime. Por ishin simptoma të lehta dhe as unë, as nusja ime nuk e dinim që ishim të prekur. U zbuluam rastësisht, pasi shërbimi shëndetësor në Norvegji është shumë ndryshe nga vendet e tjera.

Këtu, të gjithë gazetarët, fotografët, shoferët e autobusëve, të taksive, mësuesit, që janë në shërbim të publikut, janë të detyruar që një herë në vit të trajnohen për ndihmën e parë. Janë kontingjent  i Ministrisë së Shëndetësisë.

Dy javë para se të mbylleshin shkollat, Ministria e Shëndetësisë na ka dërguar një mesazh që ne duhet të jemi gati për t’i shërbyer moshës së tretë dhe pas dy javësh, është bërë konfirmimi i mbylljes së shkollave. Domethënë, që ne jemi mburoja fizike midis moshës së parë dhe të dytë kundrejt moshës të tretë. Unë për shembull, që i shërbej dhjetë familjeve të moshës së tretë, për çdo problem që kanë ata, jam në gatishmëri 24 orë dhe nuk lejoj që mosha e tretë të ketë kontakt me moshën e parë dhe të dytë.

Kjo gjë ka bërë që numri i vdekjeve të jetë deri tani 201 nga mbi 7500 të prekur në Norvegji. Ndërsa unë u kapa në momentin para se të shkoja t’i shërbeja moshës së tretë.

Në fillim ata u çuditën sepse panë që unë e kisha kaluar dhe thanë se si ishte e mundur që nuk kisha treguar asnjë shenjë. Dhe nuk kisha infektuar asnjë njeri tjetër, pasi jeta këtu është pak personale, njerëzit janë mësuar të jetojnë në vetmi e kanë sistem distancimin social dhe kjo ndikoi. Më pas u bë testi i dytë i antikorpeve dhe u konfirmua që unë e kisha kaluar dhe as që e mora vesh se si e kisha kaluar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here