15 tendera sekretë gjatë pandemisë! Qeveria më e dëmshme se Coronavirus!!!!!!!

0
154

 

Në kushtet së fatkeqësisë natyrore qeveria Rama ka firmosur 15 kontrata sekrete që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me situatën nga pandemia e Koronavirusit.

Kontratat e këtij lloji edhe pse bëhen pa garë, pa deklarim velere janë të pamundura për tu hetuar nga prokuroria bazuar në ligjin e  prokurimeve duke lënë kështu pikëpyetje të mëdha për raste abuzimi.

‘Open Data Albania’ ka publikuar jo 1 por 15 kontrata sekrete për blerje në këtë situatë pandemie.

 

Për kontratat në fjalë qeveria nuk publikon vlerën, objektin e detajuar, kushtet, cilesitë e mallit, kriteret e blerjes dhe dorëzimit, kushtet dhe afatet e pagesës e shumë detaje te tjera.

 

Kështu Open Data Albania ka publikuar 15 kontratat sekrete:

-Blerje kite dhe materiale konsumi për biologjinë molekulare për ISHP.

-Blerje barna kundër Coronavirus COVID–19 :

-Blerja barna Omeprazol

-Blerje  Oseltamivir

-Blerje Propofol

-Blerje materiale konsumi laboratorike për ISHP apo dhe furnizim me produkte letre njëpërdorimshe të tipit letër rulo tavoline dhe letër higjienike, për pacientët me COVID-19 dhe personelin mjekësor

-Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për diagnozën serologjike

Por pse këto kontrata janë të pa hetueshme nga SPAK? 

Sipas legjislacionit kontratat sekrete nëse janë  korruptive apo klienteliste nuk hetohen dot nga Prokuroria pasi të rregulluara me Akt Normativ dhe VKM kontratat sekrete mbeten pjesë e pergjegjësisë politike dhe bllokohet pergjegjësia penale.

Në bazë të ligjit për prokuroritm publike neni 6 parashikohet që:

”Kontratat sekrete janë  kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit . Ky ligj nuk zbatohet në përzgjedhjen e fituesve të kontratave publike, në rast se zbatimi i tyre kërkon masa të veçanta sigurie, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi, ose në rast se një gjë e tillë diktohet nga interesat thelbësorë të shtetit.”

Në kushtet e fatkeqësisë natyrore qeveria në muajin shkurt ka vendosur që institucionet publike kanë të drejtë të zgjedhin të bëjnë kontraktim të drejtpërdrejtë me këdo kandidat të identifikuar që mund të ofrojë shërbimet dhe mallrat e kërkuara në rastet e një nevoje urgjente “të shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe koha në dispozicion për zgjidhjen e nevojës urgjente nuk është e mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurave të tjera.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here