Standard.al

‘Vdekjet nga koronavirusi në Korenë e Veriut e tejkalojnë imagjinatën’

0

Koreja e Veriut po e fsheh shkallën e vërtetë të vdekjeve nga koronavirusi për të mos turpëruar Kinën.

Kështu ka bërë të ditur një dezertor i profilit të lartë.

Regjimi po kërkon me dëshpërim që të mbajë sekret nga populli numrin e vërtetë të vdekjeve, pasi druhet nga tronditja që do të shkaktojë në shoqëri e vërteta.

Kim Myong, që ka mbajtur një post të lartë qeveritar në Korenë e Veriut, tha se deklaratat e Koresë së Veriut se nuk ka asnjë rast me koronavirus, janë një gënjeshtër absurde.

Sipas tij, shifrat e vdekjeve me shumë gjasë e tejkalojnë imagjinatën.

Ai shtoi se edhe një spital i ri i madh që po ngrihet në kryeqytet është pjesë e propagandës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.