Çfarë do të ndodh me vitin shkollor?! Shahini më në fund i ‘jep drejtim’ situatës

0
114

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me anë të një lidhje live në emisionin “Open” është shprehur se viti shkollor nuk do të shtyhet.

Ministrja është shprehur se strukturat arsimore kanë dy opsione për mbylljen e këtij viti akademik, ku njëri opsion është përllogaritja e notave për pjesën para përhapjes së pandemisë në vendin tonë ndërsa opsioni tjetër është përmbledhja e vlerësimeve të mëparshme.

”Asnjë nxënësi nuk do ti humb viti shkollor, jemi të bindur për ta mbyllur. Siç po bëjnë shtete të tjera. Nxënësit që ndihen se nuk kanë mësuar aq sa duhet mund ta përsëritin vitin sërish. Jemi të përgatitur për të mbyllur këtë vit. Kemi dy opsione. nëse kthehemi në shkolla të bëjmë vlerësimet e fundit apo opsioni i dytë nëse nuk kthehemi të bëjmë një përmbledhje sa kemi qenë në shkollë, pa u penalizuar ata që nuk kanë pasur mundësi online. Kemi parë me kujdes shtete e tjera”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here