“Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, Kryemadhi urim për Muajin e Shenjtë të Ramazanit: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

0
107

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët nisin Muajin e Shenjtë të Ramazanit, për agjërim sa më të lehtë dhe të pranuar.

Ajo uron më shumë lidhje shpirtërore, ndonëse ky muaj na gjen në kushte të vështira, sië është pandemia e COVID-19. Sipas kryetares së LSI-së, dashuria është ajo që nuk mund të karantonohet.

STATUSI I PLOTE

Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Hëna e natës së sotme do të ndriçojë edhe rrugëtimin e motrave dhe vëllezërve tanë myslimanë, të cilët nisin një muaj adhurimi, sakrifice dhe dedikimi drejt lartësimit shpirtëror, përmes lutjeve, bamirësisë dhe agjërimit.

Lutjet e mia shkojnë për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët mysliman!
Qoftë ky muaj i paqes shpirtërore, mundësi për më të pamundurit dhe shëndet i mirë në një kohë të vështirë, siç është dhe kjo që po jetojmë!

Bekimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rizgjojnë te njeriu vlerat më të mira të tij në lidhjen me Zotin, marrëdhënien me familjen, por dhe sjelljen në shoqëri.

Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here