Tenderi horror i Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku porosit 56 arkivole për fëmijë dhe 80 për të rritur

0
110

Qeveria ka paralajmëruar ditët e fundit nisjen e liberalizimit të lëvizjes, duke theksuar se situata e të infektuarve me koronavirus është nën kontroll.

Por bashkia e Tiranës nuk është e këtij mendimi. Këtë të mërkurë në buletinin e tenderave është publikuar njoftimi, që mund të konsiderohet dhe horror.

Me argumentin e përballimit të Covid 19 përmes agjencisë së shërbimeve funerale kërkohet të blihet 56 arkivol për fëmijë nën 1 vjeç.

Në fakt kjo është një kërkesë e çuditshme pasi Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më tani janë 21 fëmijë të infektua me Covid dhe gjysma e tyre janë të shëruar.

Por agjencia në varësi të bashkisë së Tiranës shkon edhe më tej. Kërkon blerjen dhe të 75 arkivolëve të mëdhenj dhe 5 më të mëdha se standardi.

Ndoshta dhe këtu kryebashkiaku duhet të dijë informacion shtesë, pasi deri më tani kur thuhet se në Shqipëri ka kaluar piku i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa 11 janë në terapi intensive. Por bashkia e Tiranës parashikon për 80 viktima.

Madje në tenderin e agjencisë janë bërë dhe specifikimet se porositë duhet të dorëzohen në tre faza, dhe brenda 3 javësh.

Horrorit të materialit, a thua se në Shqipëri numri i të sëmurëve në spital, përfshirë dhe fëmijët është i një niveli alarmant, i shtohen dhe fotot ilustruese.

Data e zhvillimit të tenderit do të jetë 24 marsi, kur dhe kompanitë do të duhet të paraqesin dokumentet për të fituar të drejtën që të furnizojnë bashkinë në këtë kohë pandemie./OraNews.tv

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here