“Të ka sjellë qeveria aty”! Neranxi akuza Luan Bregasit

0
131

 

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua për paketën ekonomike të lançuar nga qeveria. Kriza që ka kapluar biznesin solli një debat të fortë mes dy biznesmenëve.

Debati u zhvillua mes dy biznesmenëve Nikollaq Neranxi dhe Luan Bregasi. Debati mes tyre nisi kur Bregasi tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar.

 

Unë them që ka biznese që kanë fituar gjatë kësaj periudhe, pasi ka qenë të hapura- tha Bregasi.

Kemi qenë në luftë. Vetëm ushqimoret kanë qëndruar të hapura. Kanë punuar dhe jo fituar- ndërhyri Neranxi.

Kanë fituar pasi njerëzit kanë blerë, kanë qëndruar në radhë për të blerë, kam qëndruar edhe unënë radhë. Ata kanë fitua dhe duhet të paguajnë taksa- vijoi Bregasi.

Nuk bie dakort me ty. Nuk kemi fituar dhe skemi pse paguajmë taksa. Të ka sjellë qeveria aty. Ke hapur biznes në kohën e rilindjes- hodhi akuza Neranxi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here