Standard.al

Shtyrja e fatkeqësisë natyrore, Bylykbashi: Edi Rama do t’i kthejë qytetarëve frikën nga shteti policor

0

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një intervistë për RTV Ora tha se me masat që Rama po merr, sidomos ato të kontrolleve të policisë synon ti kthejë shqiptarëve frikën e kontrollit policor.

Oerd Bylykbashi:  Jemi në një situatë absurdi dhe Edi Rama pa problem fare e zgjat me dy muaj. Po sikur ta zgjasë 6 muaj?! Imagjinoni të drejtat tuaja t’ju kufizohen me 6 muaj, ndërkohë që pandemia fillon e zbehet, ndërsa ekonomia shkon me kokë në gropë. Pra ne po na vjen një pandemi ekonomike dhe një pandemi të drejtash njeriu që do të jenë më pasoja afatgjata. 

Janë disa rregulla që vendosen në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të cilat nesër mund të qëndrojnë gjatë. Edi Rama është duke i futur njerëzve, duke i rikthyer idenë që kontrolli policor pa një mandat mund të jetë edhe normale. Në Itali që ka 24 mijë të vdekur dalin në rrugë me një vetëdeklarim. Kurse këtu duhet të marrësh leje në polici.

Dalëngadalë shqiptarëve, Edi Rama shpreson ti  kthejë frikën nga shteti policor që ai ka krijuar. Kjo është për ajo që unë dhe koleget e mi ngremë zërin.

Maksimumi për një vit ne kemi zgjedhje. Zgjedhjet parlamentare nuk kufizohen nga gjendja e situatës së jashtëzakonshme. Po pse do çuditeni ju nëse del një ekip mjekësor i qeverisë apo një polic që ju mat temperaturën dhe thotë e keni 37.2 dhe për rrjedhojë ju nuk keni të drejtë të votoni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.