Shehu: Qeveria ka para por nuk ka program, nuk mund të bëhen amnisti fiskale në kohë koronavirusi

0
82

Ish-deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu i ftuar në Ora News, ka folur edhe për amnistinë e qeverisë, duke u shprehur se nuk mund të bëhet kurrsesi në kohë koronavirusi.

Ai shtoi se një amnisti e suksesshme duhet të ketë një konsensus të gjerë politik dhe teknik, pasi mund të krijojë rrisë infomalitetin.

Sherefedin Shehu: Kur flasim për likuiditetin, problemi është nëse qeveria po u jep para qytetarëve dhe bizneseve. Kjo është ajo që e ilustron debatin për sa i përket çështjes së likuiditetit. Para ka, më se mjaftueshëm, por duhet pasur parasysh se ne nuk kemi hyrë në periudha kritike, pasi banka qendrore ka një bazë valutore që mund të përballojë 6-7 muaj importe. Çështja nuk ka arritur këtu. 

Ne po marrim ndihmë nga FMN dhe BE. Në vend po futet valuta e huaj dhe po marrim një garanci më se të mjaftueshme për ekonominë shqiptare. I gjithë problemi është te mungesa e programeve reale, nuk është probleme monetar, është problem i programimit dhe buxhetimit, dhe i paaftësisë e mungesës së vizionit të qeverisë.

Ne jemi në një situatë komode për sa i përket likuiditeti, nuk ëhstë problem mungesa e parave që t’i shtojmë në sistemin bankar. Shqipëria ka nevojë ëpr një amnisti fiskale të thellë, por nuk mund të bëhet një amnisti në kohën e koronavirusit, në kohen të kolerës. Që të bësh një amnisti, ne kemi bërë një amnisti, por nuk ishte e suksesshme. Që të bësh një amnisti të suksesshme duhet një konsensus i gjerë politik dhe një studim, që të jetë e gjithëpranuar. Nga pikëpamja teknike janë të rrezikshme amnistitë pasi nxisin informalitetin, prandaj duhet një garanci që të mos rritet infomaliteti dhe të na duhet një amnisti e dytë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here