“Rama nuk bën ligje për t’i zbatuar”, Dashamir Shehi: Kështu lindin diktatorucët

0
124

Dashamir Shehi tha gjatë një lidhje me skype për  emisionin “Radiografi e një Virusi Covid-19” në Fax News, se kryeministri Edi Rama ka përqëllim të krijoj imazhin e një autoritari, me gjithe ligjet dhe masat e ashpra qe po miraton.

Shehi tha se kjo tregon se nësituata të tilla dalin gjithmonë diktatorucët ndërsa shtoi se edhe pak elemente që kanë mbetur të shtetit nuk respektohen.

“Pushteti transmetohet përmes propagandës, nuk bëhet për të dënuar njerëzit në burg me 15 vite, as sdo ti duhen gjithë këto ligje dragoniane, por vetëm për imazhin e një njeriu autoritar, se ky e shpëton Shqipërinë, se kundërshtarët e tij duan të bëjnë rrëmujë. Kjo tregon se në situata të tilla dalin gjithmonë diktatorucë, këto që janë shkatërrimtarët e shtetit vetë, sepsekëtu nuk ka më shtet. Gjyykatë Kushtetuese nuk ka, parlament nuk ka më, pushtet vendor I ka marrë të gjitha vetë. Në vendet demokratike ka mendime kundër, merren të përbashkëtat, debatohen,këtu edhe ato pak element të shtetit që kanë mbetur nuk respektohet. Ky me policët e vet, ky është lideri I ri, I vjetri dhe I përjetshmi.

Mbani mend me enrgjinë elektrike, që kush paguajti,pastaj I fali, qytetarët duhet ta njohin shtetin në mënyrë të qetë jot ë bëjmë presion, as të trembim njeri. Rreziku ekziston, shkelja e rregullave sigurisht duhet ndëshkuar, por ne falë Zotit, edhe falë rrethanave nuk na ka prekur shumë koronavirusi. Por kemi disa factor të tjerë që nuk I përmendim. Kemi një kryeministër që I thotë të gjitha. Na ka ruajtur demografia sepse jetojmë nëpër qendra të vogla.

Ka vetëm një qëllim, ta përdorë pandeminë për interest ë karriges së tij. Është I vetmi vend në botë që bën testet vetëm në një qendër, ndërkohë që aparturat ekzistojnë nga Vloranë Shkodër mbi 10 qendra të garantoj, por bëhet në një qendër në mënyrë që shifrat ti vendos ai. Aty ku ata thonë 25 I sigurt të jesh se janë 50 por ata nuk e thonë dot 50”, tha Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here