Mediat e huaja zbulojnë detaje nga biseda mes Johnson dhe Trump/ Ja çfarë është vendosur për pandeminë

0
101

Pak ditë pasi mposhti koronavirusin, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është vënë në lëvizje për të luftuar virusin vdekjeprurës, që po bën kërdinë në botë.

Mediet e huaja raportojnë se Johnson ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ndonëse vazhdon trajtimin e tij në shtëpi kundër koronavirusit.

Johnson, që aktualisht gjendet në rezidencën e tij shtetërore, pritet që të flasë edhe me Mbretëreshën Elizabeta II më vonë gjatë kësaj jave, shkruan BBC.

Zëdhënësit qeveritarë kanë thënë se kryeministri britanik aktualisht nuk është duke marrë pjesë në procedura zyrtare të qeverisë, megjithatë merr përditësimet e fundit nga zyrtarë të lartë.

Ai ka falënderuar Trumpin për urimet që i ka bërë derisa ai nuk ka qenë mirë me shëndet.

Sipas njoftimeve, të dy zyrtarët është thënë të kenë diskutuar bashkëpunimin Britani- Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër pandemisë Covid-19, dhe kanë arritur pajtueshmëri për përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here