Për herë të parë publikon fotot familjare, fjalët prekëse të vajzës së Rikard Ljarjes

0
173

 

Vajza e Rikard Ljarjes, aktorit që u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 77 vjeçare, ka publikuar fjalë prekëse për të atin. Lorena, pos dedikimit ka hedhur në rrjetin e saj social dhe foto familjare, ku shihet aktori në gëzimet familjare, me të afërmit e tij.

Ja postimi i plotë i vajzës së aktorit: “Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.
Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.
E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.
Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here