Saturday, April 20, 2024
Home Bota “Mafia po riorganizohet për shkak të koronavirusit”/ Media greke: Mbyllja e kufijve...

“Mafia po riorganizohet për shkak të koronavirusit”/ Media greke: Mbyllja e kufijve tokësorë me Shqipërinë nxit importin e drogës nga deti

0
99

Në shkrimin e të përditshmes greke “Kathimerini” thuhet se kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar në Greqi dhe ndërkombëtarisht janë riorganizuar për shkak të masave pandemike dhe kufizuese.

“Në Greqi, sipas disa të dhënave në Mars 2020 rastet e trafikut të drogës u ulën për shkak të masave të kufizimit të trafikut me 23% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa arrestimet e trafikantëve me 25%. Kapjet e heroinës dhe kokainës në të gjithë vendin u ulën përkatësisht 93% dhe 84%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtarët e sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se në Athinë çmimi për një kilogram kanabis  indian nga Shqipëria është rritur nga 1.500 në 2,000 euro. Çmimi i një gram kokaine është rritur me  10 euro dhe një gram heroinë 5 5 euro”, thuhet në shkrimin e Kathimerinit.

Duke iu referuar një raporti të rrjetit ndërkombëtar të ekspertëve të Iniciativës Globale, gazeta greke shkruan se “policia në Shqipëri ka punuar fort për të frenuar trafikun e drogës. Por pasi Marsi dhe Prilli janë muajt idealë për mbjelljen e kanabisit, vlerësohet se prodhimi i këtij viti do të jetë dukshëm më i lartë se në vitet e kaluara”.

“Mbyllja e kufijve tokësorë me Shqipërinë, për shembull, ka të ngjarë të nxisë importet e drogës nga deti për të transportuar sasi të mëdha kanabisi, siç ka ndodhur në disa raste në të kaluarën”, thuhet në shkrim.

Ditët e fundit, policia në Greqi ka skeduar në heshtje grupet kriminale që veprojnë në Attica. Më 9 Prill, policia greke lëshoi një urdhër duke kërkuar që policia të regjistrojë në detaje të plotë identitetin, pseudonimet dhe madje numrin unik (IMEI) të telefonave celularë të atyre të kontrolluar, të sjellë brenda ose të arrestuar në rrethet e Atikës perëndimore me shkallë të lartë krimesh.

Më tej gazeta thotë se zyrtarët në Ministrinë e Mbrojtjes Civile vlerësojnë se paralelisht me heqjen e kufizimeve të udhëtimit, grupet kriminale të përfshira në trafik droge do të rikuperohen. në plaçkitje dhe kontrabandë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here