Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare regjisori dhe aktori Rikard Ljarja

0
171

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Ljarja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa thuhet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.

Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit të tij.  Ndërkohë, familja falenderon stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë

Rikard Ljarja ishte një nga aktorët më të dashur të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra.

Rikard Ljarja

Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here