Teksa Facebook-u i kryeministrit Edi Rama është shndërruar në parlament ku merret vendim mbi fatin e shqiptarëve, ka prej atyre qytetarëve, siç duket në vështirësi ekonomike si pasojë e krizës së COVID-19, që replikojnë me shefin e qeverisë.
Si zakonisht, Rama tenton ti shmanget përgjegjësisë me batutat, por këtë herë batutat e qytetarit e kanë lënë me “gisht në gojë”.
Teksa kryeministri i kërkonte të mos ankohej se nuk ka për të ngrënë, por të lexonte pak, qytetari i jep këtë përgjigje epike:
“Mirë o Bashkim mirë, do lexoj. Po barkut ç’ti bëjmë? Di gjë ti, me çfarë ta ushqejmë?”.
Sigurisht që pas një përgjigje të tillë, Rama nuk do të reagonte më…