Ndërron jetë në moshë të re sportisti dhe biznesmeni i njohur shqiptar…

0
147

Ndërron jetë në mënyrë të papritur, ish-sportisti dhe biznesmeni nga Shkodra, Nikolin Karroca. 52-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Karroca njihej edhe si donator dhe drejtues i ekipit të hendbollit të Vllaznisë në vitet e fundit.

Nikolin Karroca është vlerësuar në anketën e organizuar nga SK Vllaznia si një nga hendbollistët më të mirë të shekullit.

Largimi i tij nga jeta në mënyrë të parakohshme, ka pikëlluar familjarët, miqtë por edhe qytetin e Shkodrës dhe sportin shqiptar.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen i suksesshëm në fushën e fasonerisë, ku prej disa vitesh ishte administrator i një fabrike këpucësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here