‘Kur të mbërrish te K-ja dil vetë’/ Këngëtari i përvishet Ramës

0
130

Përmes njoftimeve në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e shtunë mund të dilnin pensionistët dhe ditën e dielë mund ta shfrytëzonin për të dalë mamatë me fëmijët nën 10 vjeç.

Por këto “lirime” të kryeministrit Rama kanë sjellë edhe reagime në shumta kundër në mediat sociale, ndërsa disa prej tyre kanë debatuar me vetë shefin e qeverisë përmes profilit të tij në Facebook.

Një prej tyre është edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cili i sygjeron Ramës që pas pensionistëve dhe nënave, radhën e daljes ta bëjë sipas rendit analfabetik.

Debati:

Luiz Ejlli: Dje xore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete.

Edi Rama: Humor kaps quhet ky

Luiz Ejlli: Po une tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se te shkon mendja tjera kund…

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here