Rregullat e reja për lëvizjen me makinë/ Qytetari-Ramës: Këtu e menderose…

0
160

Teksa kryeministri Edi Rama e ka kthyer faqen e tij në Facebook në gazetë njoftimesh ku çdo ditë publikon një urdhër të ri, revolta qytetare sa vjen dhe shtohet.

Pasditen e sotme shefi i qeverisë publikoi rregullat e reja për qytetarët që duan të shkojnë në punë me automjet, ndërsa menjëherë nuk kanë munguar komentet e qytetarëve që shprehin pakënaqësinë e tyre.

“O plako e ke idenë që në ndërtim 80% e punonjësve janë pa makina? Aktualisht gjysmat janë lënë në shtëpi sepse me 3 persona në makinë aq mundësia për të transportuar njerëz…Tani ti thua që duhet të jetë vetëm një person në makinë???? Kjo duket tallje në një farë mënyre”, shkruan në komentin e tij një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan: “Deri tani të kemi duartrokitur për masat po këtu e menderose!!! Pse leje për makinën vetëm ata që janë në punë? Ne që dalim vetëm 1 herë në javë për pazar me çfarë ti ngremë se 2 duar kemi?”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here