Një e treta e amerikanëve besojnë se virusi Covid-19 u krjiua në laborator…

0
119

Raporti i qendrës kërkimore “Pew Research” zbuloi se shumica e amerikanëve besojnë se Covid-19 erdhi natyrshëm, por 29% besojnë se ishte krijuar në një laborator.

Gjëja e fundit që i duhej Amerikës me në krye të shtetit një presidenti ende në mohim të pandemisë aktuale është pjesa tjetër e popullsisë që beson komplotet për të, por ja ku jemi.

Ndërsa shkencëtarët pajtohen që virusi doli nga natyra, pasiguria se si njerëzit u infektuan për herë të parë nga Covid-19 ka lënë hapësirë që dezinformimi dhe teoritë konspirative të rriten. Në Britani, kjo ka sjellur përhapjen e një teorie të komploti në lidhje me midis koronavirus dhe teknologjisë 5G – të cilën pothuajse një e treta e njerëzve thonë se nuk mund ta përjashtojnë si mundësi.

Në SH.B.A. sipas një raporti të ri nga Qendra Kërkimore “Pew”, rreth një e treta e amerikanëve të anketuar besojnë se Covid-19 u krijua nga njerëzit në një laborator.

Pew anketoi 8.914 amerikanë të rritur, duke i pyetur nëse ata besonin se:

Përhapja e madhe e koronavirusit:
1) “erdhi natyrshëm”
2) “u zhvillua qëllimisht në një laborator”
3) “u bë aksidentalisht në një laborator”
4) “nuk ekziston me të vërtetë”.
(43%) E amerikanëve të anketuar në raport thanë se Covid-19 ka shumë mundësi të ketë ndodhur natyrshëm,
(29%) Thanë se ka shumë të ngjarë të jetë krijuar në një laborator. Për më tepër, shumica e atyre që besuan se virusi ishte krijuar në një laborator besonin se ishte bërë me qëllim
(23%) Një e katërta thanë se nuk ishin të sigurt se nga kishte origjinën e virusi,
ndërsa 1% besonin se virusi nuk ekziston.

Ata që kanë më shumë mundësi ta besonin këtë teori komploti ishin votuesit Republikanë me (37%), ndërsa vetëm (21%) e votuesve Demokratë e besonin teorinë konspirative. Rreth katër në 10 republikanë konservatorë që u përgjigjën besuan në këtë teori konspirative (39%), duke i bërë ato grupin që e beson më shumë teorinë konspirtavie .

Hulumtimi tregoi se komploti ishte më i përhapur tek të rinjtë sesa të rriturit: rreth një e treta e të rriturve nga 18 deri në 29 vjeç thanë se virusi është zhvilluar në një laborator (35%), krahasuar me 21% të të rriturve 65 vjeç dhe më të vjetër.

Një e pesta (19%) e njerëzve me një diplomë universitare ose më të lartë besonin se koronavirusi ishte krijuar në një laborator. /The Guardian – Bota.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here