Dyshime për 11 të infektuar në Kukës, dalin rezultatet…

0
133

Kanë dalë rezultatet e testeve edhe për 11 persona të dyshuar me koronavirus në Kukës.
Fatmirësisht, raportohet se asnjë prej qytetarëve që i është nënshtruar testit nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kujtojmë këtu që në Kukës janë konfirmuar 11 raste me koronavirus, dy prej të cilave u konfirmuan mbrëmjen e djeshme. Të infektuarit ishin familjarë të infermires e cila u konfirmua të martëm me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit ka pasur edhe 19 persona të shëruar nga koronavirusi, të cilët kanë lënë ambientet e spitalit.

Deri më tani, në Shqipëri janë regjistruar 548 raste me koronavirus dhe 26 viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here