Përfaqësuesi i OBSH: Rrezikohemi nga një valë e dytë koronavirusi…

0
111

Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se kthimi i epidemisë së koronavirusit më shumë se një hipotezë, është siguri.

“Deri sa të mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera, ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mos përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës”.

Ai ka thënë më tej se disa vende kanë pasur më shumë viktima, për arsye se nuk kanë masa serioze.

 

“Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderve politikë botërore do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar.

Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë.

Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha Ricciardi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here