Macron hedh dyshime mbi Kinën: Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë koronavirusin

0
142

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka hedhur dyshime për mënyrën e trajtimit të koronavirusit në Kinë, dhe numrin e viktimave.

Duke folur për “Financial Times”, i pari i Francës ka thënë se askush nuk e di si kanë ndodhur gjërat në Kinë, duke shtuar se është “naive” të mendosh që Kina e ka trajtuar më mirë krizën e COVID-19.

Me këtë, Macron i përgjigjet mesazhin të ambasadës kineze në Francë, e cila shprehej se vendet perëndimore kishin lënë të moshuarit të vdisnin nëpër shtëpi. Pas kësaj deklarate, Ministria e Jashtme Franceze kishte thirrur ambasadorin e Kinës për të shprehur mos dakordësi.

Kina ka raportuar ditën e sotme 1290 viktima të reja nga koronavirusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 4632, një shifër shumë e vogël kjo krahasuar me vendet perëndimore.

Për këtë arsye, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë vënë në dyshim transparencën e Kinës lidhur me numrin e viktimave dhe të të infektuarve nga COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here