Standard.al

Vatra kryesore e infeksionit të koronavirusit, ja cilat janë tre zonat e zjarrit në Tiranë

0

Tirana është vatra kryesore e infeksionit të Covid-19. Por si kryehet procesi dhe hetimi i te infektuarve ne kryeqytet?!

A2 ka ndjekur një ditë nga puna hetimore e grupit të mjekëve në terren.

9 grupe specialistësh hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koronavirusit nuk ka orar. Në fillim, në çdo ditë mësohen vatrat e reja dhe personat që kanë dhënë sinjale, si raste të mundshme me Covid-19.

Para përballjes me atë që e quajnë vatra e koronavirusit, veshin uniformën speciale për të shmangur transmetimin e virusit. Informacionet për raste të dyshuara me koronavirus kanë ardhur nga zona pranë “Pallatit me shigjeta”.

Grupi i ekspertëve niset dhe ne bashkë me ta. Para hyrjes për në banesën ku jetojnë personat e dyshuar, mjekët shtojnë numrin e maskave dhe dorezave sipas protokollit të masave mbrojtëse.

Tamponi merret në pak minuta. Personat e dyshuar këshillohen të qëndrojnë të izoluar në banesë deri në daljen e rezultatit. Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit.

Menjëherë pas marrjes së tamponit dhe sapo kanë zbritur nga banesa e rastit të dyshuar, epidemiologët heqin veshjet mbrojtëse sipas një rregulli të caktuar. I vendosin në një qese për t’i eleminuar përmes djegies.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë, ku, pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. Ndërsa epidemiologët nisen në vatra të tjera, për të hetuar rastet e reja. Ndërkohë, në Tiranë, numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.